Lëvdohet Vucic në ditën e policisë: Gjashtë muaj pa vrasje mafioze në Serbi

  • 17 June 2019 - 08:09
Lëvdohet Vucic në ditën e policisë: Gjashtë muaj pa vrasje mafioze në Serbi

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot se policia kurrë nuk do t’i shërbejë asnjë pushteti, por qytetarëve të Serbisë, t’i mbrojë e t’i ruajë

Vucic në akademinë solemne me rastin e Ditës së MUP-it serb, ka thënë se tash e gjashtë muaj në Beograd e në Serbi nuk ka pasur vrasje mafioze dhe se një vrasje mefioze është problem i madh. Ai ka thënë se mafiozët duhet ta dinë se Serbia “nuk është shtëpi i e sigurt”.

“Prandaj duam t’i qëndrojmë në qafë mortajës mafioze”, ka thënë Vucic dhe ka shtuar se policia serve do t’i ndjekë dhe kurrë nuk do të mund t’i ikin. transmeton N1.

Mediet serbe shkruajnë se konfliket mafioze, lufta për tregun e drogës dhe hesapet e palara janë gjithnjë e më të shpeshta. Përlshjet ndodhin në pikë të ditës dhe në vende publike.

“Ekspres.rs” në një artikull të vjetshëm shkruan se viktimat renditen njëra pas tjetrës, ndërsa të dhënat janë dëshpëruese – prej 141 viktimave, me aktgjykime të shkallës së prerë kanë zgjidhur vetëm 14, ndërsa kryerësit janë të panjohur në më shumë se 80 raste.

(Kosova Sot Online)