Shtetet e Amerikës Jugore përballen me ndërprerje të energjisë elektrike

  • 17 June 2019 - 09:31
Shtetet e Amerikës Jugore përballen me ndërprerje të energjisë elektrike

Dhjetëra miliona persona janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai.

Presidenti argjentinas, Mauricio Macri, ka thënë përmes një postimi në Twitter se kjo situatë është e “pashembullt”.

Ende nuk ka pasur raportime për ndonjë viktimë.

Deri në mesnatën e së dielës është rikthyer energjia në pjesën më të madhe të Argjentinës, ndonëse shkaqet e këtij problemi nuk janë bërë të ditura ende.

Sekretari për Energji i Argjentinës, Gustavo Lopetegui, ka thënë se do të duhen 10 deri në 15 dite për të kuptuar detajet.

Probleme me energji kanë pasur edhe Uruguai dhe Paraguai, derisa zyrtarë nga Uruguai kanë thënë se kjo situatë është pasojë e “rrjetit të Argjentinës”.

(Kosova Sot Online)