Breshër në pikë të verës në këtë komunë të Kosovës

  • 17 June 2019 - 10:12
Breshër në pikë të verës në këtë komunë të Kosovës

Erëra të forta, shi e breshër ka pasur dje në disa qytete e fshatra të Kosovës, një ndër to është edhe Turiqeci i komunës së Skënderajt.

Në këtë fshat ka rënë breshër, madje në disa fotografi, shihet në sasi të madhe.

Kujtojmë se meterologët kanë paralajmëruar për një javë më të ftohtë dhe mot më të ligë.

Temperaturat maksimale do të jenë 27 gradë Celsius, ndërsa ato minimale 14 gradë Celsius.

Image

 

(Kosova Sot Online)