Haradinaj: Çlirimi Vushtrrisë, rezultat i përpjekjeve të të rënëve

  • 17 June 2019 - 11:23
Haradinaj: Çlirimi Vushtrrisë, rezultat i përpjekjeve të të rënëve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kujtuar 20- vjetorin e Çlirimit të Vushtrrisë.

Haradinaj thotë se çlirimi erdhi si rezultat i përpjekjeve të të gjithë të rënëve për liri.

Postimi i Haradinaj në Facebook

Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim. Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare!

(Kosova Sot Online)