Turpi i Hashim Thaçit, dekoroi Petro Koçin që kërkoi vdekjen e kosovarëve

  • 17 June 2019 - 12:25
Turpi i Hashim Thaçit, dekoroi Petro Koçin që kërkoi vdekjen e kosovarëve

Ibrahim Morina, ka reaguar ndaj presidentit të vendit për dhënie të dekoratës ndaj Petro Koçit nga Shqipëria. 

Ja postimi në profilin e tij:

Përshëndetje miqtë e mi! Sot pashë një foto të Thacit me Petro Koçin, ku ky i fundit merrte dekoratën nga Thaçi për kontributin në luftën e Kosovës.
T'ju them të drejtën u ndjeva shumë i trishtuar që një njeri i tillë merr dekoratë për një gjë që se ka bërë kurrë, por në fakt ka bërë të kundërtën.

Dy momente dua t'ju kujtoj: Në vitin 1997 ky njeri udhëhiqte protestat e dhunshme me tre gishta lart dhe me thirrjet "vdekje kosovarëve". Kontribut quhet ky, kur turma që ti udheheq ulërin deri në ekstaz "vdekje" për një pjesë të popullit tëndë dhe ti i udhëheq ata si triumfator?

Në 30 qershor 1997, një ditë mbas zgjedhjeve ky njeri, në ballkonin e Bashkisë Roskovec festonte fitoren, duke ulëritur para militantëve të partisë së tij të armatosur "o Sali o kosovar do të varim në litar", pra për "këtë" dhe shumë si "ky", problemi ishte te origjina e tij kosovare.

Mund të rendit dhe argumenta të tjera nga fushatat elektorale, po besoj mjaftojnë këto të dyja për të thënë që "dekorimi i tij nga Thaçi është vetëm një turp, turp, turp.

(Kosova Sot Online)