Rojet e PDK’së grushtojnë aktivistët e shoqërisë civile

  • 17 June 2019 - 13:30
Rojet e PDK’së grushtojnë aktivistët e shoqërisë civile

Partia Demokratike e Kosovës ka penguar sot shoqërinë civile, derisa këta të fundit po vazhdonin aksionin, si në partitë tjera për vendosje të pankartave.

Protestuesit janë penguar nga sigurimi i partisë e nuk janë lejuar që t’i vendosin pankartat e njejta të cilat paraprakisht i kanë vendosur te selia e AAK-së, VV-së, e PSD-së.

Përfaqësuesit e OJQ-ve janë larguar me dhunë nga sigurimi i PDK-së.

 Ismet Kryeziu në emër të organizatave tha se të gjitha partitë politike kanë qenë të njoftuara për aksionin e tyre, ndërsa i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që të sigurojë të gjithë për të protestuar lirshëm.

Ndryshe, sot organizatat e shoqërisë civile kanë marshuar në kundërshtim të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Marshi ka nisur nga sheshi “Skënderbeu”, dhe ka vazhduar me ndalje te shkurtra në selitë e gjashtë partive më të mëdha parlamentare.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të fushatës së 100 organizatave të shoqërisë civile, për kundërshtimin e miratimit të Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike.

Ato vlerësojnë se Projekligji është në kundërshtim me frymën kushtetuese, cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

(Kosova Sot Online)