Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

  • 17 June 2019 - 13:58
Tentim vrasje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka raportuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë ditën e djeshme.

Nga kjo ngjarje ka mbetur e dëmtuar viktima K-Shqiptare me ç’rast i është dëmtuar gishti i dorës.

Mashkulli K-Shqiptar ka shtënë në viktimën pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin amerikan. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i njëjti ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ia ka dëmtuar gishtin e dorës. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin amerikan. Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)