Rriten rastet e dhunës në familje

  • 17 June 2019 - 14:13
Rriten rastet e dhunës në familje

Policia e Kosovës, ka raportuar se ditën e shtunë në Obiliq, është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi ka sulmuar viktimën po ashtu mashkull K/Shqiptar. Pas këtij rasti me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.

Kurse ditën e djeshme Policia njofton se në Prishtinë, ka ndodhur një tjetër rrahje në familje, ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka sulmuar viktimën femër pas një mosmarëveshje verbale.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit të tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)