Mashtronte me filma pornografik, dënohet me 14 vite burg avokati

  • 17 June 2019 - 14:18
Mashtronte me filma pornografik, dënohet me 14 vite burg avokati

Një avokat amerikan që drejtoi një skemë të mashtrimit në internet është burgosur për 14 vjet.

Paul Hansmeier shpërndau kopjet e filmave pornografik online dhe pastaj paditi njerëzit që i shkarkuan ato, për shkelje të të drejtës së autorit, raporton “Bbc”.

Viktimave u është thënë të paguajnë një tarifë prej 3000 dollarësh (£ 2,383) për të shmangur veprimet e mëtejshme ligjore.

Skema besohet të ketë ngritur rreth 3 milion dollarë për Hansmeier dhe bashkëpunëtorin e tij gjatë një periudhe trevjeçare.

(Kosova Sot Online)