Një grua plagoset në Prishtinë

  • 17 June 2019 - 14:15
Një grua plagoset në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se në Prishtinë është plagosur  viktima femër.

Policia ka informuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull i njëjti ka shtënë me armë zjarri me ç’rast ia ka dëmtuar gishtin e dorës.

Sipas raportit policor, viktima është dërguar në tretman mjekësor në spitalin amerikan.

Njësitet policore në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)