LDK ‘përjashton’ Arban Abrashin dhe Hazir Borovcin

  • 17 June 2019 - 15:37
LDK ‘përjashton’ Arban Abrashin dhe Hazir Borovcin

Sot është mbajtur një mbledhje urgjente e Kryesisë së LDK-së, pas incidentit të djeshëm në nëndegën e kësaj partie në Mat.

E pas kësaj, LDK ka lëshuar komunikatë për media, ku ka marr vendim që Hazir Borovci dhe Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, shkruan “Kosova Sot Online”.

Komunikata e plotë:

Kryesia e LDK-së merr vendim për Degën III në Prishtinë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, të udhëhequr nga kryetari Isa Mustafa mes tjerash, u analizua edhe situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Theks i veçantë i është kushtuar zhvillimeve të fundit në Degën III në Prishtinë, me ç’rast Kryesia rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda të papranueshme për LDK-në.

Duke analizuar situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së morri vendim që z. Hazir Borovci dhe z. Arban Abrashi, të përmendur në teren për kryetar të Degës III në Prishtinë, të tërhiqen nga gara për kryetar të Degës, me qëllim që t’i kthehet normaliteti procesit të zgjedhjeve brenda LDK-së. Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III do të udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.