Tregon eksperti i ekonomisë: Kështu shpërlahen paratë e pista në Kosovë, shërbimet sekrete po...

  • 17 June 2019 - 15:54
Tregon eksperti i ekonomisë: Kështu shpërlahen paratë e pista në Kosovë, shërbimet sekrete po...

“Krejt këto nuk janë rastësi por janë pjesë e tërësisë së veprimtarisë së strukturave të fshehta të shërbimeve sekrete, e në këtë aspekt edhe të strukturave të shërbimit sekret serb. Krejt këto janë segmente të tërësisë se veprimtarisë së fshehtë serbe në Kosovën e pas luftës së fundit për të zbatuar programet e fshehta të veprimit në Kosovë", tha eksperti i fushës së ekonomisë, Xhevat Meha për Kosova Sot Online”.

Edhe pse Republika e Kosovës ka të miratuar ligjin i cili rregullon regjistrimin, funksionimin dhe kontrollin ndaj veprimtarisë së përgjithshme të OJQ-ve, përfshirë edhe ato me karakter fitimprurës që janë Organizata Mikro-Financiare, problemi me shpëlarjen e parave përmes OJQ-ve mikrofinanciare nuk është zgjidhura akoma por ai vazhdon të jetë alarmant dhe thuaja se tërësisht jashtë kontrollit të shtetit.

Njohësit e fushës së ekonomisë alarmojnë për faktin se si po vijnë në Kosovë miliona euro përmes OJQ-ve mikrofinanciare nga vendet e zhvilluara ku mafia ka rrjete të gjëra të shtrirjes dhe veprimit kriminal, si nga Rusia, Latvia etj. Sipas tyre, të njëjtat OJQ po japin kredi me kamata jashtëzakonisht të larta bankare për qytetarët e Kosovës të cilët bien pre e mashtrimit të tyre. 

Eksperti i kësaj fushe, Xhevat Meha ka thënë për “Kosova Sot Online” se edhe pse Kosova e ka hartuar dhe vënë në funksion legjislacionin që e rregullon këtë fushë, ajo kornizë ligjore duket si të jetë jashtë funksionit sepse nuk mbikëqyret zbatimi, respektimi dhe efektet që jep në praktikë kjo pako ligjore. 

Image
Xhevat Meha

“OJQ-të dhe Mikro Financat në Kosovë janë të organizuara dhe rregulluara me ligj. Mirëpo, ligjet në Kosove nuk zbatohen. Shkalla e mos zbatueshmerise së ligjit në Kosovë është ekstrem e lart. Sidomos në pjesën e kontrolli pothuajse nuk ka zatueshmëri të ligjit. Kjo ka bërë që kontrollet rreth veprimtarive të OJQ-ve dhe Mikro Financave të mos funksionojnë. Në këtë mënyrë këto forma të organizimit që duken se janë ligjore përmes mos funksionimit të kontrollit krijojnë hapësirë të madhe për veprimtari joligjore”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, në këtë mos funksionim të ligjit dhe krijim të hapësirës kriminale për shpëlarje të parave përmes OJQ-ve e kanë ndikimin e vetë edhe shërbimet e huaja sekrete, e ku dominon shërbimi sekret serb dhe shërbime të tjera. 

“Krejt këto nuk janë rastësi por janë pjesë e tërësisë së veprimtarisë së strukturave të fshehta të shërbimeve sekrete, e në këtë aspekt edhe të strukturave të shërbimit sekret serb. Krejt këto janë segmente të tërësisë se veprimtarisë së fshehtë serbe në Kosovën e pas luftës së fundit për të zbatuar programet e fshehta të veprimit në Kosovë. Prandaj lirisht mundë të themi se tërësia e kësaj veprimtarie ka bërë që Kosova të bëhet vend i padurueshëm për të jetuar që ka bërë të ketë edhe shkallë kaq të lartë të ikjes që të gjitha shtresave të qytetarëve nga Kosova”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).