Së paku 161 të vdekur nga përleshjet etnike në Kongo

  • 17 June 2019 - 16:40
Së paku 161 të vdekur nga përleshjet etnike në Kongo

Të paktën 161 njerëz janë vrarë në pjesën verilindore të Republikës Demokratike të Kongos gjatë javës së kaluar gjatë përleshjeve etnike mes grupeve të ndryshme. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët lokalë të këtij rajoni.

Barinjtë e grupit Herma ishin cak i një vargu sulmesh nga bujqit e grupit Lendu. Këto grupe janë përfshirë në një konflikt të gjatë shkaku i të drejtave për shfrytëzim të kullosave dhe përfaqësimit politik të tyre.

Në konfliktin e hapur mes grupeve Hema dhe Lendu nga viti 1999 deri në vitin 2007 janë vrarë rreth 50 mijë njerëz. Kjo është një ndër shifrat më të mëdha të luftës civile në lindje të Kongos, ku miliona njerëz kanë vdekur nga konflikti, uria dhe sëmundjet. 

Sulmet hakmarrëse mes dy grupeve në fund të vitit 2017 dhe në fillim të vitit 2018 shkaktuan qindra viktima dhe detyruan dhjetëra mijëra njerëz që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre. Sidoqoftë, situate ishte përmirësuar dhe përleshjet kishin pushuar deri në këtë muaj.

Një deputet i Kongos tha: “Burimet dëshmojnë se deri tash janë gjetur 161 trupa, por numri i personave të vdekur mund të rritet për shkak se ka pasur edhe masakra të tjera të civilëve dhe policëve, shkruan “Reuters”.

(Kosova Sot Online)