Shi i rrëmbyeshëm edhe në këtë komunë të Kosovës, rrugët shndërrohen në lumë

  • 17 June 2019 - 16:49
Shi i rrëmbyeshëm edhe në këtë komunë të Kosovës, rrugët shndërrohen në lumë

Pas Prishtinës, shi i rrëmbyeshëm gjatë ditës ka rënë edhe në komunën e Rahovecit.

Në pamje shihet se si rruga “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec është vërshuar tërësisht nga të reshurat.

Për këtë, edhe banorët e kësaj komune kanë reaguar duke ftuar kryetarin, Smajl Latifi që së bashku me organet kompetente të bëjnë një zgjidhje.

Ndryshe, sipas meteorologëve, shiu pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme të javës dhe temperatura do të jenë pak më të ulëta ndërsa të premten pritet të kthehet moti i nxehtë.

(Kosova Sot Online)