Vjen denoncimi: Ja tri fondet nga u pasuruan politikanët dhe ish komandantët

  • 17 June 2019 - 17:05
Vjen denoncimi: Ja tri fondet nga u pasuruan politikanët dhe ish komandantët

“Pasuria e tyre është marramendëse. Ndërtimet e shumta e dëshmojnë një gjë të tillë. Mjafton t'i hedhim një sy Rrugës B në Prishtinë dhe Fushë Kosovës, se çfarë ndërtimesh janë bërë. Kjo tregon që ndërtimet e shumta anë e këndë Kosovës janë bërë nga paratë e pista të politikanëve”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Faik Krasniqi, duke folur për “Kosova Sot Online”, ka hedhur kritika të ashpra dhe denoncime publike ndaj drejtuesve të institucioneve të shtetit, ish komandantëve të luftës dhe veprimtarëve mashtrues të cilët, sipas tij, në këtë 2 vjetor të lirisë dalin e flasin me patriotizëm të madh para qytetarëve, kurse në xhepat e tyre dihet se kanë përfunduar kriminalist të vjedhura paratë e fondeve të luftës me të cilat u pasuruan ata dhe krijuan biznese.

Krasniqi kujton edhe si ish pjesëtar i asaj diaspore të viteve 90-ta se si me qindra miliona marka u dhanë në atë kohë nga diaspora shqiptare.

Image
Faik Krasniqi

Ai thotë se pas fondit 3 të përqindëshit që u krijua në fillim të 90-ta në diasporë nga ana e Qeverisë Bukoshi, pak para fillimit të luftës në Kosove u formua edhe fondi "Vendlindja thërret" nga LPK-ja e atëhershme, por tu pasuar edhe nga një fond tjetër, Atdheu në Rrezik, por të gjithë këto fonde kryesisht u keqpërdoren .

“Sikur nuk ju mjaftoi ky fond që vilte me dhjetëra miliona marka, dollarë dhe franga zvicerane, themeluan edhe fondin "Atdheu në rrezik". Tashmë në diasporë ekzistonin 3 fonde që kontribuonin bashkatdhetarët tanë. Pjesë e kësaj diaspore isha edhe vetë për më shume se një dekade. Pjesëtarëve të UÇK-së u mungonte çdo gjë në Kosovë gjatë luftës, kurse fondet kishin nga disa miliarda nëpër xhirollogari. Kurse udhëheqësit e UÇK -së që menaxhonin këto fonde, bënin luks në hotelet me luksoze të Shqipërisë me paratë e bashkatdhetarëve. Të njëjtit që vodhën paratë nga këto 3 fonde, të njëjtit plaçkitën për dy dekada pas luftës edhe pasurinë e qytetarëve të Kosovës, buxhetin e përvjetshëm dhe vazhdojnë akoma ta bëjnë një gjë të tille”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas analistit Krasniqi, paratë e atyre fondeve sot po lulëzojnë në bizneset e ish menaxherëve të fondeve që kanë krijuar pasuri marramendëse dhe tani po investojnë edhe në ndërtimtari.

“Pasuria e tyre është marramendëse. Ndërtimet e shumta e dëshmojnë një gjë të tillë. Mjafton t'i hedhim një sy Rrugës B në Prishtinë dhe Fushë Kosovës, se çfarë ndërtimesh janë bërë. Kjo tregon që ndërtimet e shumta anë e këndë Kosovës janë bërë nga paratë e pista të politikanëve. Por paratë që i kane vjedhur nga populli i kanë dërguar edhe në shtetet parajsë të pastrimit të parave në Amerikën Qendrore si Panamaja, Ishujt Kajman, Barbados etj”, përfundoi analisti, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)