Jeremiq: Të huajt do ta lejojnë Vuçiqin të bëjë çfarë të dojë nëse e njeh Kosovën

  • 17 June 2019 - 17:27
Jeremiq: Të huajt do ta lejojnë Vuçiqin të bëjë çfarë të dojë nëse e njeh Kosovën

Ish Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet të ndalohet që të bëjë një marrëveshje me Kosovën që do të thoshte të njihte pavarësinë e saj.

“Kosova nuk mund të arrijë njohje pa nënshkrimin e Serbisë. “, tha ai duke shtuar që regjimi aktual është gati të nënshkruaj një marrëveshje të tillë në mënyrë që të vazhdonte të sundonte krimi, korrupsioni dhe dhuna.

Ai beson se nuk është e lehtë ta rrëzojnë Vuçiqin nëse ai e njeh Kosovën.

“Është gabim të mendohet se do ta rrëzonim lehtë dhe se të huajt do ta hiqnin qafe atë nëse ai e njeh Kosovën. Në këtë rast të huajt do ta lejonin të bënte çfarë të donte për tre apo katër vitet e ardhshme në Serbi.”, u shpreh Jeremiq.

Ai nuk ka specifikuar se kush janë të huajt por sipas artikullit të mediumit serb besohet se e ka fjalën për Bashkimin Evropian dhe ShBA-në.

Jeremiq tutje shtoi se është kundër një konflikti të ngrirë dhe beson se duhet të arrihet një marrëveshje për normalizimin e jetës në Kosovë.

(Kosova Sot Online)