Kush i dha zor në LDK që të eliminohet Arban Abrashi?

  • 17 June 2019 - 17:33
Kush i dha zor në LDK që të eliminohet Arban Abrashi?

Incidenti që ndodhi dje gjatë procesit zgjedhor në degën e tretë të Prishtinës do t’i lë pa pozitë dy pretendentët për kryetar, Arban Abrashin e Hazir Borovcin. Ky vendim u morr sot pas një mbledhje që zgjati më shumë se tre orë, me ftesë të kreut të partisë Isa Mustafës. Media  mëson se ishin tre persona që insistuan shumë që Abrashi e Borovci të eliminohen nga gara.

Një burim mirë i informuar brenda takimit që u mbajt sot në në kryesinë e LDK-së, ka bërë të ditur për media, se ishin tre anëtarë të kryesisë të kësaj partie, ata që ideuan e insistuan më së shumti që Arban Abrashi e Hazir Borovci të mbeten jashtë garës.

“Naser Osmani, Skender Hyseni dhe Ismet Beqiri kanë insistu me ua pamundesu Abrashit e Borovcit të kandidojnë për Kryetar të Degës se Tretë të LDK. Krahu i Ukë Rugovës në LDK e kanë shty vendimin ne Kryesi të LDK”, tha ky burim.

Sot në mbledhjen e kryesisë së LDK-së, që u mbajt pas incidenteve që ndodhën në disa degë e që eskaluan edhe me dhunë, pa praninë e mediave u diskutua se me qëllim që të kthehet normaliteti procesit zgjedhor, Hazir Borovci e Arban Abrsashit të përmendur për kryetar të Degës Tre në Prishtinë, të tërhiqen për kryetar të degës.

LDK-ja ka konfirmuar se në këtë takim u diskutua situata e krijuar në disa degë të LDK-së gjatë procesit zgjedhor. Theks të veçantë i është kushtuar ngjarjeve të fundit në Degën III të Prishtinës, me ç’rast Kryesia e LDK-së rithekson se sjelljet e dhunshme dhe pamjet e tilla janë mënyra dhe metoda e papranueshme për LDK-në.

Për situatën e krijuar, Kryesia e LDK-së mori një vendim skandaloz duke përjashtuar nga gara Abrashin dhe Borovcin në mënyrë që procesi zgjedhor i LDK-së t’i kthehet normalitetit.

Me pjesën e mbetur të procesit zgjedhor në Degën III është vendosur ta udhëheqë Kryesia Qendrore e LDK-së.

Pas takimit, Abrashit tha se sipas tij këto incidente po ndodhin pasi që pjestarë të partive tjera po përfshihen duke thënë se e konsideron një gjë të tillë skandaloze.


(Kosova Sot Online)