Lutfi Haziri tenton ta zbus vendimin e LDK që Abrashit ia ndalon garën për degën e III’të

  • 17 June 2019 - 17:49
Lutfi Haziri tenton ta zbus vendimin e LDK që Abrashit ia ndalon garën për degën e III’të

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka folur për vendimin që Arban Abrashi e Hazir Borovcit të ju pamundësohet kandidimi për kryetar të Degës III në Prishtinë.

Haziri ka deklaruar se një vendim i tillë ka ardhur pas konsultimeve në kryesi, duke thënë se në këtë rast ka qenë fjala për kandidatura të vetëshpallura që kanë eskaluar deri në përdorim të dhunës.

“Vendimi nuk është eksplicit siç u tha, nuk ka kërkesë me u largu, pas konsultimet e bisedave natyrisht LDK ka marrë vendim që vetë shpalljen mos me u pranu. Është rruga statutare. Me vetë faktin që janë bë me vetë shpallje ne nuk i kemi pranu,nuk pranohen sepse kanë shkaktu garë jo parimore edhe jo në rregulla të demokracisë. Ka qenë vendim shumë i qartë, unanim i kryesisë pa asnjë lloj dyshimi është sjellë ky qëndrim që nuk pranohet kandidaturat e vetëshpallura dhe nuk pranohet situata e krijume që ka shku deri në përdorje të mjeteve të dhunës. Është për keqardhje që njerëz të devotshëm me leju që njerëzit edhe të partive tjera me hi në Kuvend”, tha Haziri.

Tutje, ky i fundit tha se situata ka eskaluar pasi që kanë qenë të përfshirë persona të partive tjera, në këtë rast të AAK-së.

“Në rastin që po flasim tash në nëndegën e Matit është pa që djali i funksionarit të AAK-së është iniciues i dhunës dhe gjenerues. Në Mitrovicë kanë qenë njerëz të AKR-së, dhe në raste të tjera. Në Ferizaj është më i butë i përballueshëm”, shtoi ai.

Nënkryetari i LDK-së, ka përmendur edhe garën në mes të zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafës e deputetit Arben Gashi, e rastin e Prizrenit.

“Rasti i Prishtinës në mes të Besian Mustafës e Arben Gashit, demokracia ka vendos dhe këta vazhdojnë të punojnë bashkë. Rasti në Prizren Anton Quni dhe Driton Selmanaj. Po në raste të izolume janë të paparanueshme sepse nuk është kulturë e LDK-së”, shtoi ai, duke bërë të ditur se pas mbledhjes së kryesisë nuk do të ketë më probleme të tilla.

“Ne e dimë që partitë tjera kanë hy në oborrin tonë, po tash e tutje ska me pas probleme të tilla. Ka me u kthy vlera e demokracisë e tolerancës. Ne i kemi 980 nëndegë prej tyre që procesi është duke shku mirë ne I kemi të indentifikuar katër nëndegë me raste të tilla. Nuk po du me nxjerrë edhe me zbutë se është e papranueshme forma të tilla janë të papranueshme po ne I kemi tërheq vërejtjen funksionarëve”, deklaroi Haziri.

Ndryshe, sot kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhë urgjentisht kryesinë e partisë, derisa në këtë mbledhje u vendos që Abrashi dhe Borovci të mos mund të kandidojnë për kryetar të degës III.

(Kosova Sot Online)