Ky është numri i votave që ia dha PDK’ja Flora Brovinës

  • 17 June 2019 - 19:32
Ky është numri i votave që ia dha PDK’ja Flora Brovinës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës.Flora Brovina e cila shkaktoi skandal me një foto pornografike, është rizgjedhur në Këshillin Drejtues të partisë, në zgjedhjet që u mbajtën të dielën.

Në Konventën e Nëntë të PDK’së, sipas të gjitha pritjeve, kryetar është rizgjedhur Kadri Veseli pas asnjë kundërkandidat.

Ndërsa, lista e Këshillit Drejtues të PDK’së kanë hyrë emra të ri si Bedri Hamza, Andin Hoti e kanë munguar disa zyrtarë të PDK’së, që janë pjesë e saj si nga themelimi. Bie në sy se aty nuk është as Xhavit Haliti.

Deputetja Flora Brovina është votuar nga 303 zyrtarë të PDK’së një muaj pasi ajo u përfol shumë muajin e kaluar për publikimin e një fotografie false ku pretendonte se është një grua shqiptare duke u dhunuar.

Mirëpo foton të cilën e kishte publikuar, Brovina kishte qenë skenë e një filmi pornografik, gjë që e kishte vërtetuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në konventën e nëntë të PDK-së e cila është mbajtur dje, anëtari më i votuar i partisë ka dalur, Uran Ismaili. Ai ka marrë gjithsej 461 vota. Pas tij renditën Bajrush Xhemajli me 458 vota, Hajredin Kuçi 453 vota, dhe kryetari i degës së PDK-së në Mitrovicë dhe ministri i Financave, Bedri Hamza me 433 vota.

(Kosova Sot Online)