Kosnett merr pjesë në përfundimin e programit TLP-SP

  • 18 June 2019 - 08:31
Kosnett merr pjesë në përfundimin e programit TLP-SP

Programi i USAID-it, Lidershipi Transformues (TLP) - Bursat dhe Partneritetet, aktivitet ky pesëvjeçar i cili pati për qëllim zhvillimin e një kuadri udhëheqësish që do t’u prinin ndryshimeve të rëndësishme në fushën ekonomike, politike dhe atë shoqërore në Kosovës, përmes bursave, zhvillimit të lidershipit dhe partneriteteve me universitetet në ShBA, po përfundon.

TLP u ka mundësuar 181 studentëve që të fitojnë diploma të nivelit master dhe 107 bursistëve të tjerë të përfundojnë programe të certifikimit profesional në Shtetet e Bashkuara.

Me rastin e përmbylljes së këtij programi, të pranishmëve do t’u drejtohet edhe ambassadori i SHBA-së në vendin tonë, Philip Kosnett.

Kjo ngjarje mbahet në ora 17:30 në Hotel “Emerald” në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)