Boris Johnson nën presion pas publikimit të lajmeve se e ka një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore

  • 18 June 2019 - 08:41
Boris Johnson nën presion pas publikimit të lajmeve se e ka një vajzë nga një lidhje jashtëmartesore

Boris Johnson, kandidati me më së shumti gjasa që të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe, është nën presion nga mediat për të folur për pretendimet se ai ka një vajzë jashtëmartesore.

Ish-sekretari i jashtëm i Britanisë, është kritikuar për shkak se nuk i është përgjigjur mediave dhe nuk është shfaqur shumë në publik, raporton Daily Mail.

Sot, mbështetësit e tij u tronditën kur prezantuesja e një emisioni në BBC, Emma Barnet, shtroi pyetjen se ende është e paqartë se sa fëmijë i ka Boris Johnson.

Ajo shtoi se edhe pse kjo është çështje private e vetë Johnson, ai përderisa pretendon të jetë Kryeministër i vendit, duhet që disa pjesë të jetës së tij private, t’ia tregojë publikut.

Johnson, i ka katër fëmijë me ish-gruan e tij, Marina Wheeler, prej së cilës u nda vitin e kaluar pas një procesi divorcimi.

Në vitin 2013, u publikuan lajmet se Johnson kishte një fëmijë me një konsulente profesionale, Helen Macintyre, dhe ai u detyrua ta pranojë këtë aferë vetëm pasi që Gjykata e Apelit vendosi që Johnson si fytyrë publike, duhet që t’ia tregojë disa gjëra private publikut britanik. 

(Kosova Sot Online )