SHBA dërgon 1 mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme

  • 18 June 2019 - 08:43
SHBA dërgon 1 mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Kjo ishte përgjigje ndaj “sjelljes armiqësore” të forcave iraniane Ushtria amerikane do të dërgojë 1 mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet po rriten me Iranin.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan, tha se vendosja ishte në përgjigje të asaj që ai e përshkroi si “sjellje armiqësore” nga forcat iraniane.

Ai tha se “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin”, por veprimi është marrë “për sigurinë dhe mirëqenien e personelit tonë ushtarak që punon në të gjithë rajonin për të mbrojtur interesat tona kombëtare”.

“Sulmet e fundit iraniane vërtetojnë inteligjencën e besueshme që kemi marrë për sjelljen armiqësore të forcave iraniane dhe grupeve të tyre të autorizuar që kërcënojnë personelin dhe interesat e Shteteve të Bashkuara në të gjithë rajonin”, shtoi ai. Ai tha se ushtria do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të reagojë në përputhje me rrethanat.

(Kosova Sot Online)