Siria thotë se nuk dëshiron që të luftojë me Turqinë

  • 18 June 2019 - 09:13
Siria thotë se nuk dëshiron që të luftojë me Turqinë

Siria nuk dëshiron që të luftojë me Turqinë, ka thënë ministri i punëve të jashtme, Walid al-Moualem, pasi që autoritetet turke thanë që rajoni Iblid në Siri ishte sulmuar nga një zonë e cila kontrollohej nga forcat e qeverisë siriane.

Rusia, e cila e mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe Turqia, e cila është në përkrahje të vazhdueshme të forcave opozitare, e mbështetën një marrëveshje mes dy palëve për ndalimin e luftimeve.

Por, marrëveshja ishte shkelur muajve të fundit, duke detyruar që mijëra civilë të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton Reuters.

“Ne shpresojmë që ushtrua jonë dhe ushtria turke nuk do të luftojnë. Ky është principi ynë” tha al-Moualem.

“Ne po e luftojmë terrorizmin, sidomos në Iblid, i cili është territori sirian dhe pjesë e vendit tonë” tha Moalem.

Që nga prilli, forcat e qeverisë siriane kanë zhvilluar fushatë bombardimi, duke lënë kështu mijëra civilë të vrarë.

Rebelët në anën tjetër thanë që aksionet e qeverisë janë pjesë e një fushate e cila do ta parandalojë eskalimin e situatës.

(Kosova Sot Online)