“E ke realizuar objektivin?”, kush janë dy zyrtarët që janë kapur në përgjime. Pas fitores, ai që telefonoi Rama…

  • 18 June 2019 - 10:25
“E ke realizuar objektivin?”, kush janë dy zyrtarët që janë kapur në përgjime. Pas fitores, ai që telefonoi Rama…

 Arben Keshi është personi kyç në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Peshkopisë, me të cilin komunikojnë që nga Kryeministri e deri tek anëtarë të tjerë të shtabit elektoral.

Keshi aktualisht është shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës. Pas zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Dibrës në shtator 2016, Arben Keshi u emëruar shef komisariati në Bulqizë. Megjithatë, pas zgjedhjeve lokale të Dibrës, Keshi ka ngjitur shkallët e karrierës në policinë lokale.

Detyrat që ka mbajtur Arben Keshi vit pas viti: Në 2011, ai ka qenë inspektor në Drejtorinë e Policisë së Tiranës; 2011-2013, kryetar i PSsë së Maqellarës dhe kandidat për kryetar komune; në 2013, ishte i katërti në listën e deputetëve të PS-së për Qarkun e Dibrës, ndërkohë që ishte drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Parregullt në Shqipëri.

Në 2016 largohet përkohësisht nga detyrat në Ministrinë e Brendshme. Ai do të zgjidhet anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve të pjesshme lokale për kryetarin e ri të Bashkisë së Dibrës, Keshi emërohet shef komisariati në Bulqizë. Aktualisht, ai është shef i sektorit të krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Dibrës. Drini Gjeçi, ish-drejtues arsimi, aktualisht mësues në Dibër.

Ndërsa Bekim Krashi, në 2016 ishte përgjegjësi i OSHE në Dibër dhe vazhdon aktualisht në këtë funksion. Zgjedhjet e parakohshme në Dibër u zhvilluan më 11 shtator të vitit 2016, pas shkarkimit të kryebashkiakut Shukri Xhelili, i cili u përfshi në një skandal seksual. Partia Socialiste fitoi me mbi 4 mijë vota me kandidatin e saj Muharrem Rama, duke thelluar rezultatin e mëparshëm.

(Kosova Sot Online)