Trump e zvogëlon ndihmën për Amerikën Qendrore për shkak emigrantëve

  • 18 June 2019 - 11:20
Trump e zvogëlon ndihmën për Amerikën Qendrore për shkak emigrantëve

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi të hënën se ka në plan të ulë në mënyrë të përhershme qindra milionë dollarë në ndihmë El Salvadorit, Guatemalës dhe Honduras, sepse mijëra qytetarë të tyre kishin kërkuar azil në kufirin amerikan me Meksikën.

Kritikët e këtij plani argumentojnë se është mizore të shkurtohen ndihmat ndaj qeverive që ballafaqohen me urinë dhe dhunën.

Plani ka gjasa të merr kundërshtim të ashpër në Kongres. Shumë politikanë, duke përfshirë disa nga republikanët e Trump dhe demokratët kanë kundërshtuar vendimet e përsëritura të presidentit për të shpërfillur ligjet e shpenzimeve të miratuara nga Kongresi, disa prej të cilave ai vetë i ka nënshkruar në ligj.

Administrata e Trump tha në mars se do të shkurtojë ndihmën në El Salvador, Guatemala dhe Honduras pasi Trump shprehu pakënaqësi me politikat e emigracionit të tre vendeve të përmendura, shkruan Al Jazeera.

Politikanët që kundërshtuan planin thanë se masa do të ishte kundërproduktive, sepse ka më shumë gjasa të rrisë numrin e emigrantëve sesa ta ulë atë.

Asnjë fond nuk do të sigurohet derisa administrata të jetë e kënaqur me atë se vendet po reduktojnë numrin e migrantëve që arrijnë kufirin amerikan, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

(Kosova Sot Online)