E zbulon analisti: Ja kush po i shkatërron bizneset kosovare

  • 18 June 2019 - 11:47
E zbulon analisti: Ja kush po i shkatërron bizneset kosovare

“Për këta krye hajna me rëndësi janë lekët dhe te trashin xhepat e tyre të hajnisë. Kjo, do të thotë se kjo kastë banditësh të majave të shtetit nuk respektojnë as ligje dhe as Kushtetutë të shtetit e shkelin me të dy këmbët. Njerëzit e haraçit janë duke punuar me zell për të shkatërruar shtetin dhe pasurohen me hajni dhe jashtë ligjshëm”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Reshat Badallaj, ka hedhur akuza në drejtim të klasës politike qeverisëse për përgjegjësinë që ka kjo e fundit në keqqeverisjen e vendit.

Ai këto akuza i bazon se të gjitha parametrat e viteve të fundit janë negative, e sidomos statistikat e vitit të kaluar sipas të cilave numri i bizneseve që mbyllin aktivitetin e tyre në baza ditore shkon deri në 5 raste. Krejt kjo, sipas Badallaj po ndodhë ngase klasa politike në pushtet nuk ka krijuar klimë të përshtatshme për bizneset, zhvillimin e veprimtarive të tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por të kundërtën. 

Image
Reshat Badallaj

Sipas Badallajt, ky trend negativ është alarm serioz për qytetarët dhe shtetin e Kosovës sepse tregon sa larg është Kosova në rrugën e zhvillimit dhe të parandalimit edhe të trendit të migrimit dhe ikjes së qytetarëve jashtë vendit.

“Pa më të voglin dyshim se përgjegjësi mbajnë krye banditët, krye mafio-oligarkët që e kanë kapur shtetin dhe ja kanë zënë frymën. Këta krye banditë të majave të shtetit janë shkatërruesit e këtyre bizneseve dhe ekonomisë kosovare në përgjithësi”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, mjafton të merret si model skenari i përgatitur për shkatërrimin e PTK-së nga brenda, me kontratën kriminale Z- mobile dhe kjo flet mjaftueshëm se si mundë të ju pamundësohet pastaj veprimtaria bizneseve të tjera të rangut më të ulët nga konkurrenca jo lokale dhe i detyron ato të mbyllin veprimtarinë.

“Në këtë grup kriminelësh natyrisht se bëjnë pjesë dhe kanë hise edhe ata të Z-Mobile, që i janë vërsulur Telekomit, por dihet se kjo bandë e rrezikshme anti shtetërore dhe antikombëtare e ndajnë pazarin bashkë. Dhe, këta krye mafioz nuk vrasin fare mendjen se punëtorët dalin në rrugë duke rrezikuar shumë frymë njerëzish. Për këta krye hajna me rëndësi janë lekët dhe te trashin xhepat e tyre të hajnisë. Kjo, do të thotë se kjo kastë banditësh të majave të shtetit nuk respektojnë as ligje dhe as Kushtetutë të shtetit e shkelin me të dy këmbët. Njerëzit e haraçit janë duke punuar me zell për të shkatërruar shtetin dhe pasurohen me hajni dhe jashtë ligjshëm”, theksoi analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, ky veprim i kundërligjshëm zhvillohet pasi nuk ka shtet të së drejtës, prokurori për të hetuar dhe gjykata për ti nderuar.

“Këtë nuk mund ta perceptoj askush se ku është ajo prokurori i thënçin, ose dikush mendon gabimisht se kinse në Kosove paska sistem ligjor, gjykata e prokurori. Atëherë ku është dora e shtetit për të vënë drejtësi kundër bandave kriminale të shtetit? Ato nuk po duken askund prandaj veprojnë kështu bandat kriminale nga të cilat qytetarët detyrohen të ikin jashtë vendit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)