Ahmeti lejon ish-komunarët që t’i shfrytëzojnë banesat pa paguar qira e me kontrata të skaduara

  • 18 June 2019 - 13:14
Ahmeti lejon ish-komunarët që t’i shfrytëzojnë banesat pa paguar qira e me kontrata të skaduara

Pronat komunale në Prishtinës po shfrytëzohen me kontrata të skaduara. Zyra Kombëtare e Auditmit ka gjetur se janë mbi 42 banesa që shfrytëzohen nga zyrtarët komunalë me kontrata të sakduara. Të njëjtit i kanë borxh komunës mbi 16 mijë euro.

Ish këshilltarët komunalë në kryeqytet vazhdojnë që t’i shfrytëzojnë banesat komunale, ani pse kontratat për shfrytëzimin e tyre ka kohë që kanë skaduar. Kontrata nuk janë vazhduar më nga komuna, por qiramarrësit pavarësisht kësaj po vazhdojnë që t’i shfrytëzojnë këto prona. 

“Ne kemi testuar katër raste dhe kemi gjetur se këto kontrata kanë skaduar dhe të njëjtat nuk janë vazhduar më. Qiramarrësit vazhdojnë të shfrytëzojnë banesat. Përveç kësaj edhe pse kompensimi ishte minimal pagesa e qirasë nuk ishte bërë në kohë të rregullt dhe figuronin borxhe në vlerë totale 16,171€”, thuhet në raportin e Auditorit për Komunën e Prishtinës.

Sipas komunës aktualisht janë në proces të evidentimit të gjendjes aktuale të këtyre pronave që më pas të trajtohen sipas ligjit.

Auditori konsideron se shfrytëzimi i pronave komunale me kontrata të skaduara dhe pa to, privon komunën nga e drejta për arkëtimin e të hyrave dhe ndjekjen e proceduarve gjyqësore në raste të mos arkëtimit e të arkëtueshmeve me kohë.

Derisa rekomandon Kryetarin Ahmeti që të merr masa të shpejta në procesin e shqyrtimit të kësaj çështje për të sanuar situatën aktuale përmes përpilimit të kontratave të reja apo dhe formave tjera ligjore që qojnë drejt arkëtimin e të hyrave për komunën dhe përdorimin legjitim të pronave.

Ndryshe, në bazë të vendimit të kuvendit në vitin 2007 ishin dhënë me qira 21 banesa për ish këshilltarët komunal. Po ashtu, me vendimin komisionit për çështje banesore në vitin 2008 ishin dhënë edhe 22 banesa tjera me qira për punëtorë administrativ. 

Image

 

(Kosova Sot Online)