Konservatorët më përpara e pranojnë ndarjen e Britanisë sesa të qëndrojnë në BE

  • 18 qershor 2019 - 13:25
Konservatorët më përpara e pranojnë ndarjen e Britanisë sesa të qëndrojnë në BE

Anëtarët e Partisë Konservatore më përpara do të ishin në gjendje që ta ndanin Britaninë e Madhe dhe ta shkatërronin partinë e tyre sesa të qëndrojnë në Bashkimin Evropian, thuhet në sondazhin e fundit.

Sondazhi i fundit nga YouGov, tregon se anëtarët e Partisë Konservatore, të cilët së shpejti janë në pritje të liderit të partisë së tyre, preferojnë më përpara që Skocia dhe Irlanda Veriore të ndahen nga vendi i tyre sesa të mos dalin nga Bashkimi Evropian.

63% kanë thënë se më mirë do të ishte që Skocia të largohej nga Britania e Madhe nëse kjo ia siguron që Brexit të ndodhë, ndërsa 61% janë të gatshëm të pranojnë “një dëm të konsiderueshëm” për ekonominë e tyre e në anën tjetër 59% do të pranonin që Irlanda Veriore të ndahet nga vendi. E të gjitha këto, vetëm që Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian.

Në anën tjetër, 54% do të vazhdonin procesin e Brexitit edhe nëse kjo do të nënkuptonte shkatërrimin e partisë së tyre.

Gjithashtu, 46% e anëtarët të Partisë Konservatore, do të ishin të lumtur nëse Nigel Farage do të ishte lideri i partisë së tyre. Ndërsa, 67% e anëtarëve të kësaj partie, e shohin partinë “Brexit Party” si kërcënim për ta.

(Kosova Sot Online)