Merkelit i dridhej trupi gjatë takimit me Zelenskiyin, jep shpjegime për gjendjen e saj shëndetësore

  • 18 June 2019 - 14:52
Merkelit i dridhej trupi gjatë takimit me Zelenskiyin, jep shpjegime për gjendjen e saj shëndetësore

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila u pak teksa i dridhej trupi gjatë takimit me prsidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë mëngjesit të së martës, tha ajo tani ndihet më mirë për shkak se ka pasur nevojë që të pi ujë.

Merkel dukej sikur ajo kishte vështirësi që të qëndronte në këmbë ndërkohë që  ajo dhe Zelenskiy e dëgjonin himnet kombëtare gjatë nderimeve ushtarake për arritjen e presidentit ukrainas në Berlin.

Gjatë kohës sa po qëndronin në këmbë, temperaturat ishin të larta, Merkel dukej se buzët i ishin zbehur dhe trupi i dridhej.

“Që nga ai moment unë i kam pirë tre gota me ujë – dhe siç edhe duket unë kisha nevojë për ujë dhe tani ndihem më mirë” tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët me Zelenskiyn.

Image

 

(Kosova Sot Online)