Dy vëllezër nga Gjakova dënohen për vrasje

  • 18 June 2019 - 14:53
Dy vëllezër nga Gjakova dënohen për vrasje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve T. Zh. dhe N. Zh. për veprën penale, ‘vrasja e rëndë’.

I pandehuri T. Zh. është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 18 vjet, ndërsa për të pandehurin N. Zh., gjykata e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 16 vjet në të cilin dënim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 26 mars 2016.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarve T. Zh. dhe N. Zh. gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike të akuzuarit në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta tani të ndjerin N.K.

Të pandehurit akuzohen se në mars të vitit 2016 në magjistralen Prizren-Gjakovë, në afërsi të varrezave në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta tashmë të ndjerin N. K. nga Prizreni si shkak i disa mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishin të pandehurit dhe i ndjeri.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)