Një tërmet i fuqishëm godet brigjet e Japonisë

  • 18 June 2019 - 17:49
Një tërmet i fuqishëm godet brigjet e Japonisë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur brigjet e Japonisë, duke bërë që institucionet e vendit të lëshojnë një paralajmërim për cunami.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti i së martës kishte një fuqi prej 6.8 shkallësh të Rihterit.

Nuk pati njoftime të menjëhershme për dëmtime apo viktima nga tërmeti, epiqendra e të cilit ishte 85 kilometra në verilindje të ishullit kryesor të Japonisë në Honshu.

Japonia qëndron përgjatë të ashtuquajturës Unaza e Zjarrit, një hark vullkanësh në pellgun e Paqësorit.

Në vitin 2011 një cunami i shkaktuar nga një tërmet nënujor la të vdekur më shumë se 18 mijë njerëz.

(Kosova Sot Online)