Konjufca: Iniciativa e Veselit për Tribunal është tallje me viktimat dhe qytetarët

  • 18 June 2019 - 17:57
Konjufca: Iniciativa e Veselit për Tribunal është tallje me viktimat dhe qytetarët

Kreu i Grupit Paralamentar të Lëvizjes Vetëvndosje, Glauk Konjfuca, ka folur rreth iniciativës së kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, për krijimin e një Tribunali Ndërkombëtar ku do të gjykoheshin krimet serbe të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas tij, një nismë e till është një tallje me viktimat.

“Është tallje me viktimat , tallje me qytetarët. Nuk është kjo serioze”, është shprehur Konjufca.

Ai thotë se për një iniciativë të tillë kreu i PDK’së, ka bërë një dokument prej dy faqesh, gjë që për Konjufcën është qesharake.

 Konjufca thotë se themelimi i një Tribunali është cështje e komplikuar dhe kërkon dokumente mijëra faqesh.

“Për themelimin e një tribunali ndërkombëtar, Kadri Veseli, na ka pru dy faqe. Për me bo tribunal është me e ndërlikuar se me bë marrëveshje për Stabilizim Asocim, që ka mijëra faqe”, ka thënë ndër të tjera shefi i grupit parlamentar të LVV’së.

(Kosova Sot Online)