Aksion i madh i Policisë së Kosovës dhe Gjermanisë, dyshohet për pastrim parash

  • 18 June 2019 - 17:59
Aksion i madh i Policisë së Kosovës dhe Gjermanisë, dyshohet për pastrim parash

Kush është cak i policisë kosovare dhe gjermane – Prokuroria Speciale shpjegon operacionin

(E plotësuar) - Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për aksionin që është zhvilluar nga policia vendore në koordinim më policinë e prokurorinë e Gjermanisë.

Përmes një njoftimi për media, është bërë e ditur se janë bërë disa bastisje në disa qendra të quajtura “Call Center”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se në bazë të kërkesës për Ndihmë Juridike Ndërkombëtare, Prokuroria Gjermane e Landit Saarland, bashkarisht me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë duke kryer bastisje në disa qendra të quajtura “Call center” në qytetin e Prishtinës dhe të Ferizajt”, shkruhet në njoftim.

Kjo është bërë me qëllim të zbulimit të fakteve dhe provave për vepra të mundshme penale.

“Prokuroria e Landit Saarland të Gjermanisë, ka filluar hetimet në drejtim të veprës penale “Mashtrim” të Kodit Penal gjerman, dhe aksioni është duke u zhvilluar në disa shtete të Evropës, pjesë e së cilës është edhe Kosova. Po ashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se nëse zbulohen faktet konkrete do të fillojë hetimet ndaj pronarëve të këtyre qendrave në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të veprës penale “Shpërlarje parash”. Për detaje më të hollsishme do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit gjatë ditëve në vijim”, kanë bërë të ditur nga prokuroria Speciale.

*********************************

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Polcinë e shtetit gjerman kanë kryer sot një operacion të përbashkët në Prishtinë e Ferizaj, e që ka pas për qëllim gjetjen e dëshmive për veprën penale pastrim i parave.

Që nga ora 11:00, e ditës së sotme, policia e Kosovës,  saktësisht sektori për hetim financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë kanë realizuar një operacio të përbashkët.

Ky operacion u realizua në mbikqyrje nga një prokuror special i Kosovës dhe një prokuor gjerman si dhe për qëllim pati gjetjen e dëshmive që do të vërtetonin veprën penale që ndërlidhet me pastrim të parave.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikqyrje nga një prokuror special vendas dhe nje prokuror gjerman, i cili operacion ka per qellim gjetjen e deshmive me qellim te vertimit te vepres penale që nderlidhet me “Pastrim të parave”, deklaroi Hoxha.

I njejti ka bërë të ditur se operacioni i referohet zbatimit të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata për kontroll e bastisje në gjashtë lokacione e në dy qytete në Prishtinë e Ferizaj.

Hoxha ka shtuar se pas përfundimit do të dalet me informacione për për rezultatet e tij.

(Kosova Sot Online)