Nuk ka negociata për Shqipërinë, Hahn: Tre vende janë skeptike dhe kërkojnë kohë! Vendimi në tetor

  • 18 June 2019 - 18:13
Nuk ka negociata për Shqipërinë, Hahn: Tre vende janë skeptike dhe kërkojnë kohë! Vendimi në tetor

Presidenca rumune e Bashkimit Evropian ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me eurokomisionerin Johanes Hahn, i cili ka paralajmëruar për një shtyrje të verdiktit për hapjen ose jo të negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë si dhe Maqedonisë së Veriut

Komisioneri Hahn ka deklaruar se tre vende janë skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe se kërkojnë më shumë kohë, duke lënë të nënkuptuar se nuk do të ketë një vendim këtë verë për Shqipërinë.

“Zgjerimi është çështje strategjike e BE. Franca, Gjermania Danimarka skeptike për Shqiperine . Tre vendet kërkojnë shtyrje te vendimit. Gjermania do më shume kohë për vendimin. Nuk është marrë ende një vendim lidhur me hapjen e negociatave, të paktën për këtë verë, kërkohet më shumë nga vendet anëtare”, tha ai.

Hahn gjithashtu është ndalur tek mungesa e gjykatës Kushtetuese dhe kriza politike, duke deklaruar se kjo e fundit ka ndikuar tek vendet anëtare të BE-së në lidhje me qëndrimin që ato kanë mbajtur apo do të mbajnë për Shqipërinë

“Ajo që kam shpjeguar vazhdimisht është se BE dhe KE në veçanti ka rol të veçantë për përgatitjen e negociatave për zgjerimin dhe ne kemi ndikimin më të madh sa u përket këtyre vendeve të Ballkanit. Padyshim ju sot mund ta shikoni Shqipërinë dhe mund të shqetësoheni për krizën politike në Shqipëri, në mënyrë të veçantë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore. Por duhet të bëjmë një dallim çfarë është vendosur më herët mes Shqipërisë dhe BE, vendimit unanim të BE duke përcaktuar 5 prioritetet kyçe që janë zbatuar nga Shqipëria. Sidomos në çështjen e reformës në gjyqësor. Po zhvillon një reformë në drejtësi me magnitudë të paprecedent.

Nuk mund ta fajësojmë Shqipërinë që për shkak të kësaj reforme disa gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese janë pezulluar. Do të ishte e padrejtë për ti fajësuar autoritetet në lidhje me këto zhvillime. Padyshim ne nuk mund të injorojmë krizën e brendshme politike që ka pasur një farë ndikimi te vendet anëtare për vendimin e tyre ditën e sotme. Shpresojmë që deri në tetor do të ndryshojë mendimi i disa vendeve anëtare në lidhje me Shqipërinë. Duhet të shohim gjithmonë pjesën plot të gotës dhe jo pjesën poshtë të saj.”-tha eurokomisioneri.


(Kosova Sot Online)