Hahn: Po përpiqem që Prishtina dhe Beogradi në fillim të korrikut t’i kthehen dialogut

  • 18 June 2019 - 18:34
Hahn: Po përpiqem që Prishtina dhe Beogradi në fillim të korrikut t’i kthehen dialogut

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se është duke u angazhuar që dialogu i ndërprerë në mes të Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë muajin tjetër.

“Më duhet ta shtyjë përpjekjen time për fillim të korrikut. Nuk do të dorëzohemi të punojmë për këtë çështje”, ka thënë Hahn gjatë një konference pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së.

“Është e vështirë që të motivohen liderët në Prishtinë dhe Beograd që të kthehen në tavolinën e bisedimeve, sepse nuk është punë e thjeshtë dhe kërkon shumë kurajë politike që të punohet për pajtim”.

“Përfundimi pozitiv mund të jetë mund të jetë perspektiva evropiane”.

Sa i përket Samitit të Parisit që pritet të mbahet me 1 korrik, Hahn ka thënë se nuk dëshiron që të komentojë dhe se ajo çështje “është në dorën e kolegëve nga Gjermania dhe Franca.

(Kosova Sot Online)