Rexhep Selimi i reagon Presidentit Thaçi për këshilltarin e BIA’s

  • 18 June 2019 - 22:53
Rexhep Selimi i reagon Presidentit Thaçi për këshilltarin e BIA’s

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka reaguar pas raportimit të Televizionit 7 se presidenti Hashim Thaçi ka angazhuar si këshilltar të tij një njëri të shërbimit sekret të Serbisë.

Selimi pyet se çka mund të pritet nga Presidenti, përveçse të këshillohet nga i emëruari i tij.

“MAJEN E SHTETIT TONË E KËSHILLON NJË PJESTAR I BIA-s (UDB-së)! ÇFARË DUHET TË PRESIM NGA THAÇI NË KËTË RAST PËRVEÇ QË T’I ZBATOJË KËSHILLAT E TË TË PËRZGJEDHURIT TË TIJ SI KËSHILLTAR?”, ka shkruar deputeti në Facebook.


(Kosova Sot Online)