Thirrja për Prokurorinë: Veproni, ja banda që shkatërroi Kosovën për interesa të Serbisë

  • 19 June 2019 - 07:37
Thirrja për Prokurorinë: Veproni, ja banda që shkatërroi Kosovën për interesa të Serbisë

“Mos harroni se kjo bandë serbiane Devolli cak ka pasur t´i gllabëroj dikasteret më të fuqishme të Kosovës si Telekomin, PTK-në, "Trepçën" dhe shumë e shumë të tjera”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Derisa po vazhdojnë intervistimet e një pas njëshme të ish drejtuesve të deritanishëm të PTK-së nga komisioni hetimor i Kuvendit të Kosovës që po merret me gjendjen në PTK, sipas analistëve, dita ditës po zbardhet e vërteta e skenarit kriminal për shkatërrimin e Telekomit të Kosovës nga Devollët nëpërmes kontratës me Z- Mobile.

Image

Analistët politikë dhe njohësit ekonomisë që po e përcjellin me kureshtje punën e këtij komisioni, kërkojnë me ngulmë nga Prokuroria që të shërbehet edhe me këto dëshmi në mënyrë që të ndërhyjë për ta anuluar kontratën me Z- Mobile dhe përgjegjësit të burgosen.

Analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online” se kurrë nuk është dyshuar se bandat kriminale nuk e shkatërrojnë ekonominë e vendin, nuk e vjedhin buxhetin e shtetit sepse ata janë të njohur për veprime të tilla.

“Kurrë nuk është dyshuar se kjo bandë famëkeqe serbiane që quhet Devolli nuk punon për interesa të Serbisë fashiste dhe për të trashur kontot e tyre me para të pista sepse ajo ka akoma më shumë qëllime të tjera se sa vetëm PTK-në, pasi që ka shtrirë rrjetin e vetë edhe në drejtësisë . Mos harroni se kjo bandë serbiane Devolli cak ka pasur t´i gllabëroj dikasteret më të fuqishme të Kosovës si Telekomin, PTK-në, "Trepçën" dhe shumë e shumë të tjera.

Aq e fuqishme dhe e rrezikshme është kjo bandë kriminale që i bëri për veti duke i blerë më para të pista edhe njerëzit në këtë sistem të kalbur gjyqësor dhe sidomos kryebanditët dhe kryekriminelët e majave të shtetit dhe qeveritë më hajdute, dhe pastaj këta ishin të lirë të bënin kërdi duke vjedhur dhe të mos i ngacmonte askush dhe lerë me t´i burgoste, sepse ishin bërë bashkë në këtë valle të krimit të kanaleve të nëntokës kriminale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Badallaj, më tej shpehet se se para komisionit po flitet e po tregohet pa maska krejt e vërteta, por tani mbetet në dorën e prokurorisë nëse do të vepron sipas ligjit apo do të ju nënshtrohet interesave të grupeve kriminale.

“Jam i detyruar të them ajo se me këtë që po dëshmohet tani vetëm hajvanët, rrugaçët, vagabondët, banditët dhe hajnat janë ata që mendojnë se në Kosovë paska prokurori të drejtë dhe të guximshme për të vepruar. E nëse vërtetë paska prokurori unë them se tash i ka faktet për ti burgosur Devollët, dhe e pyes se edhe çka i duhet më shumë që të merr vendim e të burgosen këta banditë, këta kriminelë, këta vagabondë, këta krye hajna që e vjedhin popullin, shtetin dhe shkelin ligjet”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).