Ish deputeti ‘shpërthen’ ndaj PDK-së, ka një lutje për opozitën

  • 19 June 2019 - 07:45
Ish deputeti ‘shpërthen’ ndaj PDK-së, ka një lutje për opozitën

“PDK-ja dhe koalicioni PAN po mundohen ta legjitimojnë zhvatjen dhe keqpërdorimin e buxhetit te shtetit edhe përmes Ligjit për partitë politike, thuajse nuk u mjafton gjithë ajo zhvatje e plaçkitje që bëjnë në të gjitha format tjera”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e zhvillimeve politike në vend, analist dhe përfaqësues të opozitës, kanë reaguar kundër përplasjes që ndodhi një ditë më parë në mes të sigurimcave të PDK-së dhe qytetarëve protestues, në organizimin e protestës së Shoqërisë civile të Kosovës kundër miratimit të ligjit të ri për financimin e partive politike, ligj ky që instalon korrupsionin në financim të partive dhe shmang tërësisht transparencën dhe njëkohësisht.

Image

Sipas analistëve të politikës, reagimi i sigurimcave të PDK-së kundër protestuesve që po vendosnin amendamentet kundërshtuara në ligj tek zyrat e partisë, tregon më së miri se sa thellë qëndrojnë prapa këtij projekti të ri interesat e oligarkisë kriminale politike të partive në pushtet, PDK-së dhe satelitët që e mbajnë gjallë koalicionin PAN vetëm për përfitime të kundërligjshme nga buxheti i shtetit.

Këtë logjikë gjykimi kritik ndaj kësaj sjellje brutale kundër qytetarëve protestues e shpreh edhe ish deputeti i LDK-së, Adem Salihaj.

Sipas tij, ky subjekt politik po mundohet ta instalon zhvatjen e buxhetit nëpërmes një ligji ne emër të financimit të partive politike.

“PDK-ja dhe koalicioni PAN po mundohen ta legjitimojnë zhvatjen dhe keqpërdorimin e buxhetit te shtetit edhe përmes Ligjit për partitë politike, thuajse nuk u mjafton gjithë ajo zhvatje e plaçkitje që bëjnë në të gjitha format tjera”, tha Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Ish deputeti Salihaj, thotë se e mbështetë fuqishëm kundërshtimin e Shoqërisë civile ndaj këtij ligji, kundërshtim që nuk do të duhej ndaluar derisa të arrihet qëllimi i refuzimit të ligjit, mos miratimit në Kuvend ose tërheqja nga procedura.

“Mendoj se shoqëria civile nuk duhet t'i ndalë përpjekjet për ta ndalur këtë proces”, theksoi Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

Zyrtari i LDK-së kërkon që opozita të jetë e bashkuar në këtë kundërshtim të ligjit së bashku me shoqërinë civile, në mënyrë që të arrihet qëllimi.

“Po ashtu, edhe partitë e opozitës nuk duhet te miratojnë diçka që e dëmton buxhetin e shtetit dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Ky ligj i shndërron partitë në biznese fitimprurëse dhe e degradon rolin e tyre të mirëfilltë politik dhe demokratik”, përfundoi Adem Salihaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )