Ja çka pritet të ndodh sot në Kosovë

  • 19 June 2019 - 07:53
Ja çka pritet të ndodh sot në Kosovë

Komisioni Hetimor Parlamentar për gjendjen në PTK dhe Vala do të merr vendim për angazhimin edhe të katër ekspertëve për nevoja të komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 09:00)

Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 10:00)

Për nder të Ditës së Çlirimit të Istogut mbahet turnir në ping-pong për nxënës. (Saradran, ora 10:00)

Zyra e BE-së në Kosovë në partneritet me Ambasadën e Suedisë prezanton projektin “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë 2019-2020”. (Agjencia e Statistikave e Kosovës, ora 10:00)

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor hap fazën e shqyrtimit publik për hartën zonale. (Ish-Rilindja, amfiteatri i madh, ora 10:30)

Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bëjnë homazhe te varri i nënkryetares së LDK-së, veprimtares së dalluar të çështjes kombëtare, Nekibe Kelmendi. (Lagjja Arbëria, ora 11:00)

Inaugurohet Qendra për Karrierë dhe Ndërmarrësi në Vushtrri. (Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, ora 11:00)

Në 20 vjetorin e çlirimit të Podujevës përurohet memoriali “Shqiponja”. (Tek rreth rrotullimi i rrugës Prishtinë – Merdare”, ora 11:00) 

Ministri Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e Stadiumit të Komunës së Kamenicës. (Kamenicë, ora 11:00)

Zyra e BE-së lanson fushatën për siguri dhe shëndet në vend të punës “Vendet të shëndetshme të punës – Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

Kuvendi Komunal i Istogut mban seancë solemne me rastin e Ditës së Çlirimit. (Salla e  Kuvendit Komunal, ora 11:00)

Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Galerisë Kombëtare të Arteve, Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Arteve. (Galeria Kombëtare e Arteve, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e trafostacionit të ri në lagjen Fidanishte të Mitrovicës. (Lagjja Fidanishte, ora 11:30)

Përfaqësuesit e Brigadës së zjarrfikësve të Saône et Loire nga Franca, bëjnë dorëzimin e një automjeti kundër zjarrit dhe 300 veshmbathjeve për zjarrfikësit e Rahovecit. (Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Hajvali, ora 12:00)

Komisioni për Zhvillim Ekonomik diskuton lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave, barriera jo tarifore për importin e veturave të reja, e ftuar është edhe ambasadorja e BE-së, Nataliya Apostolova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:30)

Shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt. (Kino “Armata”, ora 17:00)

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës hap ekspozitën “Bëhu fytyra ime”, e autores Eliza Hoxha. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 19:00) 

(Kosova Sot Online)