Tërmeti në Kinë, rritet numri i viktimave

  • 19 June 2019 - 07:57
Tërmeti në Kinë, rritet numri i viktimave

12 persona kanë vdekur dhe më shumë se 130 të tjerë janë plagosur nga një tërmet i fortë magnitudë 6.0 që goditi Kinën, të martën.

Më shumë se 4 mijë njerëz u zhvendosën pasi një numër i madh i strukturave u dëmtuan ose u shembën pas tërmetit.

Qeveria ka njoftuar se ka dërguar 5 mijë çadra, 10 mijë shtretër dhe 20 mijë batanije për banorët e mbetur pa shtëpi.

(Kosova Sot Online)