I riu qëllon me automatik fëmijën 6 vjeç pas një konflikt me të atin e tij

  • 19 June 2019 - 08:28
I riu qëllon me automatik fëmijën 6 vjeç pas një konflikt me të atin e tij

Një ngjarje e rëndë është shënuaqr mëngjesin e sotëm në në Krastë të Martaneshit, ku një fëmijë 6 vjeç është plagosur me automatik.

Autori i plagosjes së fëmijës është Jetmir Koxherri 27 vjeç, i cili pas një konflikti me  babain e 6-vjeçarit, v  ka marrë armën e zjarrit tip automatik dhe ka shkuar për të qëlluar drejt banesës të tij, por plumbat kanë kapur fëmijën, që është plagosur rëndë.

Nga të dhënat e para raportohet se fëmija ka marrë tre plumba në pjesën e fytyrës dhe është transportuar në spitalin e Dibrës, ndërsa pritet mbërritja e helikopterit për ta transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar.

Vogëlushi raportohet të jetë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa policia vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

(Kosova Sot Online)