15 vjeçarja vdes pak orë më vonë pasi mjekët i thanë se ka vetëm infeksion në vesh

  • 19 June 2019 - 09:02
15 vjeçarja vdes pak orë më vonë pasi mjekët i thanë se ka vetëm infeksion në vesh

Si pasojë e diagnozës së gabuar, 15 vjeçarja Rosie Umney ka vdekur. Ajo kishte qenë e prekur nga diabeti i tipit 1, ndërsa nuk u ndje mirë derisa ishte në shkollë. Shkolla kishte lajmëruar familjen derisa ndihma e shpejtë ishte duke e dërguar vajzën në spital.

Ngjarja ndodhi në Bay High School në Kent të Anglisë.

Vajza kishte filluar të vjellë, ndërsa me arritjen e saj në spital, mjekja e kishte diagnostifikuar atë me infeksion të zakonshëm në vesh ku vetëm pas 10 orësh 15 vjeçarja kishte gjetur vdekjen për shkak të një ketoacidoze diabetike. Ketoacidoza diabetike është një ndërlikim i rrezikshëm me të cilin përballen njerëzit me diabet që ndodh kur trupi fillon të mos ketë më insulinë.

Mjekja kishte këshilluar që të shkonin në shtëpi dhe jo në spital, derisa vajza nuk po ndihej mirë dhe kishte përfunduar në koma.

15 vjeçarja nuk arriti të mbijetoj dhe si pasojë gjeti vdekjen, derisa hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar përgjegjësitë e vdekjes së saj.

Image

 

(Kosova Sot Online)