Vushtrri: E rrahu i dashuri, e lajmëron në polici

  • 19 June 2019 - 10:31
Vushtrri: E rrahu i dashuri, e lajmëron në polici

Një vajzë nga Komuna e Vushtrrisë ka raportuar mbrëmë pas mesnatës në polici të dashurin e saj pasi që i njëjti sipas saj e  ka kanosur verbalisht.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnatës.

Rasti po hetohet, derisa personi nuk është arrestuar.

“Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se derisa ishte me të dashurin e saj mashkull K/Shqiptar është kanosur verbalist nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim të policisë.

(Kosova Sot Online)