Turqia dhe Rusia të stabilizojnë provincën Idlib në Siri, thotë Guterres

  • 19 qershor 2019 - 10:57
Turqia dhe Rusia të stabilizojnë provincën Idlib në Siri, thotë Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje Rusisë dhe Turqisë të stabilizojnë provincën Idlib në Siri, për të cilën ai thotë se vuan nga një “katastrofë humanitare”.

“Unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e luftimeve në Idlib dhe situata është veçanërisht e rrezikshme duke pasur parasysh përfshirjen e një numri më të madh të aktorëve”, tha Guterres, derisa u bëri thirrje Moskës dhe Ankarasë për të stabilizuar situatën pa vonesë.

“Rusia, aleati kryesor i qeverisë së Sirisë, dhe Turqia e cila ka mbështetur rebelët anti-qeveritar në luftën civile tetëvjeçare, vitin e kaluar bashkë-sponsorizuan një marrëveshje për ulje të tensioneve në zonën e Sirisë veriperëndimore.

Por marrëveshja nuk u zbatua, duke detyruar qindra mijëra civilë të ikin nga Idlibi, ku rebelët e anti-qeveritar po luftojnë kundër qeverisë siriane.

Nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Mark Lowcock i tha Këshillit të Sigurimit se pas ofensivës së trupave qeveritare në Idlib më 30 prill, rreth 330.000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe më shumë se 230 civilë kanë vdekur.

(Kosova Sot Online)