O’Connell: Dhuna në familje, problem për shoqërinë kosovare

  • 19 June 2019 - 11:17
O’Connell: Dhuna në familje, problem për shoqërinë kosovare

Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare për eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, tha se shoqëritë nuk mundë të ecin përpara nëse çdo pjesë e shoqërisë nuk ecin bashkë nëse një pjesë e shoqërisë mbetet e margjinalizuar.

“Edhe konfliktet nuk mund të zgjidhen në mënyrë stabile afatgjate nëse një pjesë e shoqërisë mbete margjinalizuar ose viktimë dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Qeveria britanike është e angazhuar në dhe ngre zërin kundër dhunës seksuale gjatë konfliktit kjo u pa edhe në vitin 2014 kur u lansua nisma e samitit botërorë kundër dhunës seksuale në konflikte. Ne jemi angazhuar edhe 5 vjet me radhë në përkrahen e viktimave në përgjithësi si dhe ne përkrahjen e viktimave të dhunës seksuale në konflikt”, tha ai sot në televizionin publik.

Sipas tij edhe pse supozohet se nuk ka dhunë, në Kosovë ka shumë dhunë seksuale në familje, por nuk raportohen rastet sepse viktimat e dhunës e dinë se nëse viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës mbeten të margjinalizuar të atëherë si do të zgjidhen rastet e tyre.

“Kjo mbetet një problem një damkë për shoqërinë. Ky krim, dhuna seksuale në konflikt ka qenë me qëllim, strategji për ta tramautizuar popullatën, në përkrahjen e objektives, strategjisë për spastrim etnik. Fatkeqësisht ka pas heshtje në  Kosovë dhe botë kjo heshtje dëmton viktimën dhe kërkesën për drejtësi, ne kemi faj që nuk kemi fol gjatë për këtë dhunë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)