Miku i familjes vret në mes të arës kryeplakun, ja pamjet nga vendngjarja
Lezha u trondit mëngjesin e sotëm nga një vrasje e ndodhur në fshatin Mërqi. Shoejt u mësua se viktima ishte Gjin Marku, kryeplaku i këtij fshati dhe autori është një i afërm i familjes nga fshati Kashnjet.
Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, por nga pamjet e vendngjarjes shihet se kryeplaku është ekzekutuar në një arë me jonxhë, shumë pranë një automjeti.
Ndërkohë policia njofton: “Në fshatin Merqi, Lezhë dyshohet pas nje konflikti për motive të dobëta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. M. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi T. Gj.,mik në familjen e viktimës, nga Fshati Kashnjet Lezhë”.
(Kosova Sot Online)