Obama me të bijën fotografohen në Francë gjatë pushimeve, ja si e kalojnë kohën

  • 19 June 2019 - 12:06
Obama me të bijën fotografohen në Francë gjatë pushimeve, ja si e kalojnë kohën

Ish-presidenti Barack Obama dhe vajza e tij Malia kanë udhëtuar drejt Francës së fundmi për të shijuar pak ditë pushimi babë e bijë. Ata janë fotografuar duke ngjitur malin së bashku të veshur sportiv. Zona ku ata janë parë është historike dhe një ndër më të veçantat në Francë. Megjithëse pjesa e tjetër e familjes së ish-presidentit nuk ishin me ta, Malia dhe ai ishin të shoqëruar me disa persona të tjerë të cilët mendohet të jenë agjentët sekret të cilëve u është besuar siguria e Obamës.

Image

Kujtojmë se pak ditë më parë një nga vajzat e ish-presidentit u diplomua dhe fotot nga festa morën vëmendjen e mediave në të gjithë botën.

(Kosova Sot Online)