Ambasadori amerikan ‘shuplakë’ liderëve kosovarë

  • 19 June 2019 - 12:14
Ambasadori amerikan ‘shuplakë’ liderëve kosovarë

“Për çka u shpenzuan gjithë ata lekë? Sa delegacione, sa ekipe, sa dokumente të nënshkruar shkuan dhe në fund asgjë. Kjo tregon për një lloj vasaliteti në çdo hap,. Këta po sillen vetëm në atë stilin hajt se agjendën duhet të na e caktojnë miqtë, temat, miqtë, përzgjedhjen e kuadrove, miqtë! E atëherë shtrohet pyetja se çka bëjnë këta politikat tanë...?”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka kërkuar së fundi që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve në Kosovë. Mirëpo, analistët politikë vazhdojnë ta kritikojnë lidershipin e Kosovës për faktin se pikërisht për fatin e personave të pagjetur dhe kërkimin e dëmshpërblimit për dëmet e luftës nga Serbia, nuk e kanë bërë asnjë hap të vetëm, madje as nuk kanë lejuar të paditet Serbia në gjykatat vendore, e të mos flasim për ushtrimin e një padije ndërkombëtare në gjykatat ndërkombëtare nga ana e shtetit të Kosovës. 

Ish eprori i UÇK-së, ushtarak i karrierës, Hasan Preteni thotë se dhe në bisedimet e zhvilluar në Bruksel deri më tani këto tema kanë qenë të mbyllura dhe janë shpenzuar paratë koti nga buxheti i shtetit për ecjet poshtë e lartë, sikur të ishin vizita në ekskursione.

Image
Hasan Preteni

Sipas tij, kjo është një ‘shuplakë’ për liderët kosovarë, të cilët e kanë heshtur në Bruksël temen e të pagjeturve dhe dëmeve të luftës.

“Për çka u shpenzuan gjithë ata lekë? Sa delegacione, sa ekipe, sa dokumente të nënshkruar shkuan dhe në fund asgjë. Kjo tregon për një lloj vasaliteti në çdo hap,. Këta po sillen vetëm në atë stilin hajt se agjendën duhet të na e caktojnë miqtë, temat, miqtë, përzgjedhjen e kuadrove, miqtë! E atëherë shtrohet pyetja se çka bëjnë këta politikat tanë...?”, thotë Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ata nuk bëjnë asgjë përveç se ruajnë pozitat e tyre të cilat duhet të mbeten përjetësisht të pa prekshme. 

“Kujdesen për poste deri në nivelet më të ulëta, kujdesen për tenderët dhe lidhja me oligarkët partiake. Kjo është puna e tyre, pasurime i shpejtë dhe i shumtë. Tani të gjitha asetet shtetërore po përdoren për premtimet tjera të radhës. Premtojnë edhe pse ishin në pushtet dhe kishin kohë për ti përmbushur të gjitha. Interesi, provat personale e klanore, e për agjendën shtetërore do të merren ndërkombëtarët! Kjo për të ardhmen tonë është tmerr”, përfundoi Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)