Vrau mikun e familjes për një tokë, arrestohet autori në Lezhë

  • 19 June 2019 - 14:35
Vrau mikun e familjes për një tokë, arrestohet autori në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 50-vjeçarin i cili vrau mikun e familjes Gjin Marku, mëngjesin e sotëm në Lezhë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga të moshuarin me inicialet T.N, si dhe ka sekuestruar armën me të cilën u kryje vrasja. Shkak për këtë vrasje dyshohet se është bërë një konflikt për motive pronësie mes viktimës, Gjin Marku dhe autorit T.N. Siç dallohet edhe nga fotot, Gjin Marku është vrarë në një arë, aty ku është konfliktuar me autorin.

Njoftimi

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gj.M, ndodhur në sot,rreth orës 07:30.

Policia e Lezhës menjëherë pas marrjes së njoftimit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit T. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, si autor i dyshuar i vrasjes së 65 vjeçarit pas një konflikti për motive të dobëta

Gjithashtu u sekuestrua arma tip “Kallashnikov”, me të cilën dyshohet se ka kryer krimin 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Lezhë për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278/1 të Kodit Penal.

(Kosova Sot Online)