Skandali i madh me blerjen e votave, kërkohet ndërhyrja urgjente e Prokurorisë

  • 19 June 2019 - 14:41
Skandali i madh me blerjen e votave, kërkohet ndërhyrja urgjente e Prokurorisë

“Rastet e tilla mbetet të hetohen dhe të dënohen. Në të kundërtën do të kemi shtete kriminale dhe jo të drejta, aspak demokratike dhe vetëm antiligjore. Nëse nuk veprohet kundër fenomeneve të tilla dhe veprave të tjera kriminale forcat e tilla vetëm do të rriten dhe krimi do të forcohet”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Se deri në çfarë mase mundë të futen njerëzit ë politikë në krim të organizuar, vetëm për ta kapur disi karrigen e artë të pushtetit, qoftë edhe me krim të organizuar,

Gazeta gjermane, “Bild” ka tronditur opinionin publikë në Shqipëri me publikimin e përgjimeve të cilat tregojnë blerjen e votave nga Partia Socialiste dhe kryeministri, Edi Rama në zgjedhjet e vitit 2017. 

Image
Muhamet Kelmendi

E profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë për “Kosova Sot Online”, se kjo mënyrë e abuzimit është e sanksionuar me Kodin penal edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, prandaj prokuroria do të duhej që tani të fillojë së vepruari, andej e këndej kufirit, ngase në marrëzira të tilla është e përfshirë politika shqiptare në të dyja shtetet.

“Fillimisht dua të them se rastet e tilla janë indice të forta për të bërë hetime prokuroria dhe për të hapur procedurë procedurën penale kundër çdo kujt që bënë vepra të tilla penale. Regjistrimet në Shqipëri janë dhe duhet të jenë objekt penal. Sigurisht edhe në Kosovë ka vepra të tilla penale në fushën e votimit, sepse kemi me siguri edhe te ne raste të tilla”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Kelmendi është shprehur se është tepër mirë nëse në Shqipëri nxirret e vërteta mbi këto dyshime të bazuara penale, e kjo gjë të fillon të hetohet edhe në Kosovë.

“Jam i bindur në vjedhje dhe në vepra penale të kësaj fushe ka edhe në Kosovë por ato mbetet të hetohen”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, futja në një proces të tillë për ta zbardhur këtë të vërtetë është një test serioz për drejtësinë, si në Tiranë dhe në Prishtinë.

“Lidhur me hetimet e tilla dhe për gjykimet penale, e që duhet të presim dhe të shohim nëse do të ndodhin dhe në çfarë përmasash, edhe pse në konstelacionin e tillë çfarë ekziston tani, prokuroria ka fuqi për t i hetuar dhe dënuar krimet në këtë dhe në fushat tjera në të dy vendet tona. Rastet e tilla mbetet të hetohen dhe të dënohen. Në të kundërtën do të kemi shtete kriminale dhe jo të drejta, aspak demokratike dhe vetëm antiligjore. Nëse nuk veprohet kundër fenomeneve të tilla dhe veprave të tjera kriminale forcat e tilla vetëm do të rriten dhe krimi do të forcohet”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).